Eja Shpejt — Ikbale Berisha Huduti
Përmbledhje poetike · 99 poezi

Eja Shpejt

Ikbale Berisha Huduti

"Eja Shpejt" është përmbledhja e parë poetike e Ikbale Berisha Hudutit, që përmban 99 poezi të frymëzuara nga dashuria hyjnore, besimi islam, Ehli Bejti, atdhedashuria, drejtësia, dhembja dhe humanizmi.

Përmes vargjeve të saj, autorja shpreh botën e saj shpirtërore dhe ndjeshmërinë ndaj vuajtjeve njerëzore, duke ndërthurur përmallimin, dashurinë dhe shpresën për një botë më të drejtë e më njerëzore.
Parathënie — Fehmi Maliqi
Të nderuar lexues, sidomos ju dashamirës të poezisë! Vepra që keni në dorë është libri i parë me poezi i shkruar nga znj. Ikbale Berisha Huduti. Ai është një libër poetik, me poezi të shkruara nga autorja ndër vite, por për arsye të ndryshme nuk arriti dot të botohej deri më sot. Titulli i kësaj përmbledhjeje poetike të saj u titullua "Eja shpejt", duke u marrë nga titulli i një prej poezive të autores, titulli i plotë i së cilës është "Eja shpejt Imam Mehdi". Shumica e poezive nga 99 poezi të botuara në këtë përmbledhje poetike të saj, që shpresojmë të pasojë me krijimtari të tjera poetike dhe letrare, janë përgjithësisht të natyrës fetare-shpirtërore. Por, gjithashtu, nuk mungojnë as poezitë me motive atdhetare, si p.sh. poezia "O moj Serbi", me motive shoqërore si p.sh. poezia "8 marsi" dhe "Lakmia", me motive melankolike si p.sh. poezia "Jetimi" etj.. Autorja në shumë prej poezive të saj shpreh dashurinë hyjnore, duke treguar anën e besimit të saj dhe shumicës së bashkëkombësve të saj, Islamit. Me këtë, ajo dëshiron që përmes poezisë të shprehë para lexuesit shqiptar se jeta në këtë botë është e varur tërësisht nga Krijuesi ynë, Allahu i Madhëruar. Dinamika e jetës e shpërfaqur në kohën në të cilën po jetojmë ka reflektuar edhe në mënyrën e shprehjes letrare dhe të kodifikimit poetik të autores, të cilën ajo e shpreh në poezinë " Bota Makute": "Të jetosh i pasur nuk është pasuri Të jetosh komod nuk është harmoni Pasuri është që të mundesh të shikosh në sy Një krijesë të Allahut që rri përballë me ty" Prandaj jeta, bota shpirtërore dhe misioni human e shoqëror brenda poezive nuk janë të lehta për t'u manifestuar e aq më pak për t'u organizuar dhe jetësuar brenda një qenësie të trazuar. Bota poetike e Ikbales mbase ka qenë një vend ku janë takuar të humburit brenda një individi: arti, dashuria hyjnore, misioni fetar dhe atdhedashuria. Për pasojë edhe takimi i tyre i ngjanë një takimi të përmalluarish me ç'rast rrëfenjat e tyre janë thënë herë me nxitim e herë me vrullin e papërmbajtshëm të së bukurës, dashurisë dhe të së mirës, prandaj edhe mangësia estetike e këtij takimi është pjesë e pandashme e këtij kodi të ligjërimit poetik, i cili në momente kapërcen përtej konvencionit dhe "gramatikës" poetike. Te poezia "Misioni i paharruar" autorja sikur na sugjeron se edhe ajo kishte skutën e saj ku strehohej dhe përmes meditimit sodiste botën që e rrethonte dhe ku përpiqet të perceptojë një realitet më të pranueshëm për të cilin duhen sakrifikuar energjitë: "Mbas pak kohe vjen meleku I drejtohet me këto fjalë: "Lexo, mëso duke përmendur Emrin e Zotit që të ka falë" Ndërkaq te poezia "Hazreti Fatime" autorja synon të prekë majat e ndjesisë së një nëne dhe bije të përkryer, ndjenja këto të shprehura sa në mënyrë origjinale për nga origjina kuptimore, po aq edhe për nga perceptimi stilistik dhe mesazhi që përçojnë përtej kohës: "Populli thotë nënë e bijë Janë mu si arkë e dry Por kësaj here babë e bijë Allahu i bëri arkë e dry" Dhembja për të dashurit është një manifestim tjetër i ndjesive më sublime krahas dashurisë, bukurisë dhe mirësisë. Në poezinë "Unë jam dhimbja e tij, ai është ilaçi im" autorja ka zgjedhur ngjarjen më tragjike për ta shprehur atë përmes çasteve nëpër të cilat po kalonte Zejnebja, mbesa e profetit Muhamed ( paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) në logun e përgjakur të Qerbelasë, ku po vriteshin më të pafajshmit e njerëzimit prej djallëzisë më kriminale: "Ti e shijove dhembjen kur gjyshi na la Ti e shijove hidhërimin e nënës Zehra Ti e shikove kokën me gjak, të babait Murteza Ti e mbështolle me qefin, trupin e Hasanit vëlla" Nëpërmjet kësaj ajo na bën të kuptojmë se gjenealogjia e sakrificës për liri e drejtësi patjetër do të ndeshet me gjenealogjinë e krimit dhe të kaosit. Në këtë frymë janë edhe poezitë përmes të cilave poetesha Ikbale ka shprehur gulçimet e një zëri të ndrydhur nën regjimin më të egër kolonialist të cilin Kosova dhe shqiptarët e përjetuan përgjatë tërë shekullit njëzetë nën Serbi. Nëse poetika dhe poezia janë virtyt dhe model shprehës që fisnikërohen nga frymëzimi, modeli i vargut të përzgjedhur për ta shprehur atë mbase është fusha ku Ikbales i mbetet të punojë më tepër në të ardhmen. Gjithashtu radhitja dhe periodizimi tematik e stilistik në lëvrimin poetik të radhës pritet ta tejkalojnë vrullin shprehës të librit të parë të botuar prej saj. Në fund autores i urojmë suksese për këtë libër duke shpresuar që të pritet sa më mirë nga lexuesi shqiptar. Gjuhëtarë : Fehmi Maliqi
Eja shpejt Imam Mehdi
Po vritet pafajësia Po shembet drejtësia Çfarë faji ka njerëzimi Musliman e krishterimi Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty Mbahu fort, o rob i Zotit Mos të dhimbset pika e lotit Gjaku yt do të jetë dëshmi Shpejto ti, o Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty Ligësia u trazua Nga të parët që e gatuan Menjëherë pas Pejgamberit Shkelën besën edhe nderin Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhanë ty Mos ke dert, o Pejgamber Ti shefa’at bëj mbi ne Besimtarët e vërtetë Vdekjen e kanë për nder të vet Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty Nuk ka faj aspak njerëzia Fajin e ka historia Që e shkroi Jezidiu Do ta ndrisë Imam Mehdiu Eja shpejt, eja shpejt, eja shpejt Imam Mehdi Eja shpejt, eja shpejt, besën ta kemi dhënë ne ty
Poezi të përzgjedhura

Titujt e poezive

01ÇDO NATË PO TË PRES
Në perlën e shpirtit tim, unë Ty të kërkoj Në damarin e zemrës sime, Ti më qarkullon Ashku im ndaj Teje asnjëherë nuk mjafton Sa më shumë që e kalis, ajo më forcon Prandaj kërkoj njerëz që t'i dua për Ty T'i bashkoj shkëndijat e shpirtit në fshehtësi Të më shkëlqejë fytyra e mallëngjimit tim Të të falë gjerdanin që e thur për Ty Ditë e natë digjem e shkretë, o Zoti im Se malli për të vërtetën më shkriu si qiri Zemra ime fjalën Allah pandërprerë thërret Por mua të mjerën as në gjumë as në zgjim nuk më gjet Lësho shkëndijën o Zot pas hazreti Muhamedit M'i hap rrugët e fshehtësisë ta shoh nurin e Xhennetit E në Xhennet me pëshpëritje të të ndiej Ty E pastaj nga kënaqësia të bëhem një me Ty Me buzë të thara e pak të hapura si gonxhe trëndafili Pëshpëris nga brendia e zemrës që të më shfaqesh Ti Por unë po vajtoj me dënesë, pa shpresë Dhe çdo natë po të pres... Çdo natë po të pres... Pres që një shkëndijë të më zbresësh E të kënaqem Ty duke të shikuar Të ta jap veten time Të bësh me të çfarë të duash Se vetëm atëherë ka për të pushuar Brenga, shpresa, mallëngjimi Atëherë do të vdesë amshimi Dua të vdes para se të vdes Këtë e kam vesë dhe shpresë T'ia fal Krijuesit shkëndijën e shpirtit tim Të jem e kënaqur në amshim Qoftë ne Xhennet apo Xhehennem Por, një gjë e di se edhe aty do të gjejë Ty Se Ti je Krijuesi i gjithësisë Brenga ime e vetme je Ti Eja, afrohu e më merr në gji Më shtrëngo e mos më lësho Se unë këtë po kërkoj Të vuaj Të qaj Të rënkoj Të mallëngjehem Të të dua me butësi Të të shoh o Zoti im Të vdes para se të vdes përgjithmonë Por jo, jo pa Ty
02KUR TY NUK TË KAM
Eci e humbur në tokën Tënde Si një drenushë e hutuar Kërkoj gjithçka për t’u ngritur Në horizontet e Tua Kur Ty nuk të kam Në humbje e humnerë unë jam Kur Ty nuk të kam Shpirtin tim errësirë e kam Kur Ty nuk të kam Jam e zbrazët në zemër e xhan Kur Ty nuk të kam E urrej veten pse e këtillë unë jam Kur Ty nuk të kam Në humbje të pa kthim unë jam Kur Ty nuk të kam Nuk e dua veten pse e këtillë jam Kur Ty nuk të kam Jam e zbrazët në shpirt, o xhan Kur Ty nuk të kam Më duket e zbehtë bota në çdo anë Kur Ty nuk të kam Si drenushë e humbur unë jam Kur Ty nuk të kam Në humnerë të pafund jam Një ditë unë të gjeta Në damarin e zemrës sime Ty të kam o Perëndi Ashk e mall ndiej për Ty Zemra mbetet e sëmurë Kur Ty nuk të kam Vuajtjet mbesin të ngujuara Kur Ty nuk të kam Pa Ty asnjëherë Nuk kam qetësinë nën çati Vdekja është më e ëmbël Se sa jeta pa Ty Eca dhe lodrova nëpër tokë dhe nëpër qiell Në çdo skutë Ty të kërkova Si të humburin diamant Kërkova ditë e natë të të njoh Ty Në shtëpinë e Muhammedit nuri yt ishte aty
03SHKËNDIJË
Unë jam pjesë e dheut Të cilit i është futur një shkëndijë nga shpirti, Nga shpirti i Zotit Shkëndijë! A ke menduar ndonjëherë se çfarë është shkëndija? Kurrë mos qoftë, tani ma thuaj Por... Lëre mos u mundo Se e ndjeva në shpirt këtë shkëndijë Që më rrit ndjenjën e dashurisë për Ty O i Madhi Zot Një e rrahur e çekanit Dha shkëndijë nga metali Një dëshirë e Perëndisë Krijoi shpirtin e njerëzisë O dritë e shpirtit! Shumë herë të kap dëshpërimi Të humb shpresa e gëzimi. Unë Ty dua të të ndjej e të të njoh Sepse pa të njohur Ty Nuk mund ta njoh veten time Sepse, Drita jote është pjesë e shpirtit tim O shkëndijë e shpirtit tim E kot më duket që të rroj Pa ngrohtësinë e Zotit tim Nuk ia vlen që të frymoj Dashuritë e kësaj bote Shpirtin më kanë robëruar Prandaj nuk kam më fuqi Të të ndjej Ty I Madhi Zoti im
04ASHKU PËR TY
Të ka mbrojtur i madhi Zot Nga mëkatet e dunjasë Të ka bërë i Madhi Zot Mburrje, shembull për gjithë njerëzinë Po të kisha mundur unë e shkreta Që të marr një shkëndijë nga Ti Ta vendos në kraharorin tim E t'i them botës atë që ndiej Atë që e kam mall në gji
05PËR TY
Për Ty e humbas mendjen Hutohem Ndiej diçka Freski ndiej për dikë Për Ty, i Madhi Zot Sytë më turbullohen I kaplon ujitja Duart më shtrëngohen Shpirti klithmë bëhet Nuk kam guxim Ty të drejtohem O i madhi Zot Ndiej turp si një qenie e vogël Të kërkojë diçka prej Teje Por prapëseprapë e di që ky uni im kërkon Ashkë e njohuri Për Ty
06LULET E PRILLIT
O ju lule të shumëngjyrta Të mbuluar me një freski joshëse pranverore Pa më thoni kush ju ka krijuar? Kush ju dha këtë bukuri? Kush jua dha këtë aromë? Kush ju dha këto ngjyra të bukura? Që e zbukuroni botën tonë E ti moj atmosferë kaltëroshe Që e mbanë në lartësi Diellin e verdhë si flori Që në horizontet e tua Fluturojnë zogjtë e gëzuar Pse nuk më thua kush të ka krijuar? Më dëgjoni vallë, O ju lule O ju zogj O ti qiell kaltërosh Pse s'më thua kush të ka krijuar? Na krijoi Zoti, thanë lulet e prillit Na krijoi Allahu, thanë zogjtë e qiellit Na krijoi Perëndia, tha dielli me rrezet e tij
07ANIJA E SHPËTIMIT
Ne jemi jetë mbi të gjitha jetët Dashuria e pafund për Krijuesin e pafund E bënë këtë botë të pavlerë Prandaj i them shpeshherë vetes Vdis, vdis para se të vdesësh Këtë e kam dëshirë edhe nder Jeta, një anije në mes të oqeanit Pa të cilën nuk mund të ekzistonte Sepse ujin e ka jetë Por dashuria e madhe ndaj tij E bëri anijen madhështore Duke u fundosur në errësirën oqeanore Prandaj unë i them jetës Jetës makute dhe të pavlerë Je si hije mashtruese, sa më shumë që mundohem të të kap Ti ikë nga unë si një fantazmë e mjerueshme Prandaj kam vendosur që të iki prej teje Ndërsa ti të më ndjekësh si hija gjithnjë Që deshe s’deshe do të më kesh mik Ndërsa anija e jetës sime, është një anije e vërtetë Ajo është anija e profetit Muhammed Kushdo që do të hipë në të do të shpëtojë e gëzohet përjetë Shtator 2013
08BEGATITË E ZOTIT
O Zoti im i famshëm Të gjitha të mirat na i dhe Na dhe Kur'anin dhe Ehli Bejtin Që janë udhëzim për të gjithë ne Je i përhershëm dhe pa fillim Jeta jote s'ka mbarim Të do e gjithë njerëzia mbarë O Dorëdhënësi ynë i madh Ti na dhurove bekimin Tënd Prandaj Ty të adhurojmë Vetëm prej Teje falje kërkojmë Për gabimet tona që ne bëjmë I famshëm je Ti, o Zot E madhe është mëshira Jote I madh është emri Yt Ja Allah, Ja Kerim, Ja Rahim
09DUA TË JETOJ E LIRË
Dua të jetoj e lirë, dhe me dashuri për Ty Arsyeja e krijimit tim, më jep gjallëri Të dorëzohem tërësisht Ty, o i Madhi Perëndi Të jem mirënjohëse ndaj Teje, këtë e kam lakmi. Dua të jetoj e lirë, por jo pa dashuri për Ty Se dashuria ndaj Madhërisë Tënde, më jep varësi tek Ti Vuaj të jem pjesë e Jotja, duke t'u drejtuar Ty Pastaj të jem shërbëtore e denjë, dhe të kënaqem në shumësi.
10DY GLLËNJKA
Dy gllënjka uji i kam në sytë e mi Që shikojnë botën ku jetoj tani Dy duar të njoma si pambuku i ri Ledhatojnë e kënaqen me plot dashuri. Mirësitë që i dha Zoti Çdo njeri s'i meriton Këto janë amanete të shenjta Për ata që logjikojnë Një trup me dy duar Me dy këmbë e me dy sy Një fytyrë me një gojë Me dy veshë e dhëmbë inxhi Të ka falur Zoti shpirtin Nga shkëndija e shpirtit të Tij E pastaj të ka udhëzuar Me brengë e dashuri. Por, Ndonjëherë a ke menduar Pse Allahu të ka krijuar Pse Allahu të dha jetën Pse shijon të mirën dhe të keqen Pse ke ardhur, çfarë do të bësh Nga erdhe, dhe nga do të shkosh E ke pyetur veten tënde, pse duhet të adhurojmë Mos ka nevojë Zoti për ne, apo ndoshta ne për Të Shumë mirë Zoti na ka treguar Xhin e njerëz paska krijuar Na ka lërë një amanet Që Atë ta adhurojmë me sinqeritet Në moment kur adhuron Allahu ty të gradon Me brengën që tregon për ty Kjo është vërtet një mrekulli Pastaj Zoti të drejtohet Për hir të çiltërsisë Prej sot je brenga Ime Për të ardhmen tënde, o njeri E shikon sa mirë qenka që Allahun të adhurosh Për Të të dashurosh, e për Të ti të flijosh Korrik 2006