Kryefaqja / Rreth meje

Rreth meje

Autore, poete, studiuese dhe ligjëruese — një jetë e dedikuar dijes, fjalës dhe njeriut.

Ikballe Berisha Huduti
Biografia

Ikballe Berisha Huduti

BIOGRAFIA. Ikbale Berisha Huduti u lind më 1967 në Prizren, Republika e Kosovës. Shkollimin fillor e ka kryer në Prizren, në shkollën “Mustafa Bakiu”, ku dhe ka marrë vlerësim si nxënëse shembullore me diplomë të veçantë “VUKU” (Vuk Karaxhiç). Dëshira e saj e madhe ishte të studiojë arkitekturën, mirëpo përkundër asaj që e kishte të drejtën e saj absolute që të regjistrohet në secilën shkollë të mesme në Kosovë, ajo nuk mundi të regjistrohej, ngase në moshën 15-vjeçare kishte vendosur mbulesën islame me dëshirë dhe bindje, e frymëzuar nga mësimet islame që i predikonte vëllai i saj, i cili ishte student në Universitetin “Al Azhar”, për shkenca islame në Kajro. Ikbalja si një nxënëse shembullore kishte dy zgjedhje për të vazhduar shkollimin e mesëm, të hiqte shaminë nga koka (hixhabin) ose të mbyllej pa arsimim në shtëpi. Ajo dëshiroi që fenë ta mësojë e të bindej për vete dhe familjen e saj, por jo ta ketë profesion të jetës, ngase kishte ambicie të tjera. Pasi nuk pati zgjedhje më të përshtatshme për të drejtën e shkollimit, në vitin 1982 u regjistrua në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, shkollimi 4-vjeçar i mesëm (me korrespondencë), sepse Ikbalja ishte e vetmja nxënëse femër në gjeneratën e saj dhe nuk kishte interesim për formimin e paraleles për femra. Në vitin 1986 ajo diplomoi në të njëjtën medrese dhe më pas u mor me studime jo të detyrueshme që i zgjonin kureshtjen për studimin e diturisë në lëmin e fesë. Një veçanti e Ikballes ishte se ajo është nxënësja e parë femër e diplomuar në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, që kur ishte themeluar ky institucion shkollor (pas Luftës së Dytë Botërore). Gjithashtu, e veçanta e saj është se ajo ishte femra e parë në Kosovë që vendosi të mbante mbulesën islame (hixhabin) duke sakrifikuar shumë mundësi dhe duke u ballafaquar me padrejtësi dhe sfidat e ndryshme të jetës. Vitet kalonin dhe në shtetin komunist ende vazhdonte ligji se femrat nuk kanë të drejtën e shkollimit nëse mbajnë shaminë në kokë, kështu që pas një pushimi të gjatë prej 22 vitesh dhe pas shpërnguljes nga Prizreni për të banuar në Prishtinë, ajo në vitin 2008 vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën “Letërsi e Përgjithshme dhe Krahasimtare”, të cilat i mbaroi me shumë sukses në vitin 2012, duke marrë notën 10 në temën e diplomës: “Analizë krahasimtare e veprës “Divani” të Hafiz Shirazit dhe “Divani Perëndimoro-Lindor” nga John Wolfgang Von Goethe. Pas diplomimit në këtë degë, ajo u regjistrua në degën e Letërsisë Shqipe në po të njëjtin fakultet, ku dhe diplomoi në vitin 2015 Tani, ajo vazhdon studimet master në shkallën e tretë magjistraturë në Psikologji –Kolegji FAMA . Për momentin, ajo po ndjek online studimet në degën e teologjisë, nga Instituti Al-Mahdi në Birmingham, Britania e Madhe Veprimtaria: * Që nga viti 1986 ajo ushtron profesionin e mësueses së Kur’anit nëpër xhami të ndryshme të Prizrenit, në qytet dhe rrethinë, si dhe në OJQ të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. * Është ligjëruese për femra, nëpër xhami dhe objekte edukative si dhe OJQ * Drejtoreshë e Organizatës Edukative Kulturore “NISA”, prej 15 vitesh * Publiciste kryesisht në temat, islame, psikologji, socialogji dhe letërsi. * Kryeredaktore e revistës “VLERA”, që nga viti 2010 * Bashkëpunëtore në Kuvendin Komunal në Prizren, Zyra për Barazi Gjinore * Anëtare në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës * Pjesëmarrëse aktive në konferenca jashtë vendit, Turqi, Irak, Republikën Islamike të Iranit, Bosnje, Zvicër, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, etj.. * Drejtor gjeneral në Institutin Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri” në Prishtinë * Kryetare në Organizatën Edukative Kulturore NISA * Drejtoreshë e shtëpisë botuese “Dielli pas Reve” * Coordinatore në Proejktin e NDI ( National Democratic Institute)– “Transformimi i Konflikteve Religjioze në Shoqëri përmes Lidershipit “ * Autore e shumë trajtesave, eseve, përkthimeve (nga gjuha turke, angleze, boshnjake etj.) * Është autore e librave: – “Fatime Zehra” * “Kurora e lutjeve”, * Analizëë krahasimtare e veprës ‘’Divani’’ i Hafëzit dhe ‘’Divani lindoro – perëndimor’’ i Gëtes * Analiza e veprës “ Qerbelaja” e Naim Frashërit. * ndërsa në vitin 2015 ajo boton librin e saj të parë me poezi, me titull “Eja shpejt”.
ShkrimtarePoeteStudiuese LigjërueseMësuese Kurani Konsulente për psikoterapi pozitiveAktiviste